Dy partnerët e koalicionit qeverisës, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, sot për herë të parë do t’i matin forcat politike në Kuvendin e Kosovës, pas lëvizjes së fundit të deputetëve nga një tabor në tjetrin.
Bëhet fjalë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku PDK-ja, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, po e përkrah kandidaten Shqipe Ibraj-Mala, përderisa LDK-ja Veton Vulën.
Këtë të fundit e përkrah edhe partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Në garë për Ombudspersonin e Kosovës janë edhe dy kandidatë të tjerë që janë të veshur në sfond politik, Mazllum Baraliu, i cili ka qenë në listën për deputet nga Lëvizja “Vetëvendosje” dhe ish-deputetja e AKR-së, Suzana Novoberdaliu.
Partia e Fatmir Limajt, “Nisma për Kosovën”, kësaj radhe preferon që një femër ta udhëheqë gjatë mandatit të ardhshëm institucionin e Avokatit të Popullit, përkatësisht Shqipe Ibraj-Mala ose Suzana Novobërdaliu. kohaislame