Plaçkiten tri kisha serbe në Anamoravë

Të shtunën rreth orës 18.00 persona ende të panjohur për policinë e kanë thyer dhunshëm e më pas edhe e kanë plaçkitur kishën ortodokse serbe në Budrik të Gjilanit, njoftoi policia.

Elmina Mahmuti, komandante rajonale e policisë tha për rajonipress se hajnat me të hyrë dhunshëm në kishë kanë marrë të hollat që janë gjendur aty , derisa nuk ka njoftime për dëme të tjera.
Mahmuti tha se hajnat kanë hyrë dhunshëm në kishë dhe kanë marrë me vete të hollat e gjetura aty që sipas hetimeve të para dyshohet se kanë qenë një shumë e vogël. Pritet të intervistohet prifti i kishës për të parë saktësisht se sa mjete ka pasur brenda në kishë.
Por hajnat nuk kanë ndaluar me kaq. Sipas Mahmutit brenda 24 orëve në intervale të ndryshme kohore në rajonin e Anamoravës janë plaçkitur kishat serbe në Kllokot, Binqë dhe Budrikë. Kisha në Binqë të Vitisë është plaçkitur të premten kurse ajo në Kllokot të shtunën tha Mahmuti.
Policia po heton të tria rastet dhe realisht ka dyshime të mëdha se si këto tri kisha janë plaçkitur në intervale të ndryshme kohore. Momentalisht kemi vetëm një dëshmitarë serb derisa hetimet po kryhen në mënyrë intensive tha Mahmuti./Ind/kohaislame

Artikulli paraprak"Apple" do të prodhojë këpucë të zgjuara
Artikulli vijuesMbuloni enët tuaja dhe vini tapa në shishe