Thaçi intervenoi te Erdogani për të liruar dy zyrtarët e arrestuar të AKI-së

Dy zyrtarë të lartë të AKI-së janë arrestuar nga autoritetet turke me të dalë nga Aeroporti i Stambollit, tetorin e vitit të kaluar.
 
Barlet Gashi, drejtor i operacioneve në Agjencisë e Kosovës për inteligjencë, dhe Driton Fetahu, drejtor i analizës, kishin hyrë në Turqi në mënyrë të paligjshme në kohën kur pritej kthimi i të miturit Erion Zeka nga Siria.
 
Kthimin e tij e kishte marrë përsipër Fitim Lladrovci, me kusht që kur të vinte në Kosovë të kishte lehtësira në procedurën penale. AKI-ja nuk ishte e implikuar në këtë rast, por kishte ndërhyrë për ta marrë atë si operacion të saj. Ligji për AKI-në i ndalon veprimet e këtij shërbimi jashtë territorit të Kosovës.kohaislame
Artikulli paraprakZyrtare: Devollët importuan grurë për kafshë dhe e shitën miell për njerëz
Artikulli vijuesBashkimi, më i vështirë se çlirimi i Kosovës