Ministri i Punëve të Jashtme e njëherësh zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, ka thënë se është kërcënuar me jetë nga lideri i ISIS-it.
“Ishte një kërcënim me vdekje për mua dhe familjen time”, ka thënë Thaçi në një intervistë për AFP.
Kryediplomati kosovar e ka konfirmuar se ai e ka pranuar një letër këcënuese nga lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, transmeton Klan Kosova.
Thaçi e ka pranuar edhe të martën në konferencën rajonale “Gërmia Hill” se ai ka marrë një kërcënim nga organizata ekstremiste.
“Jeta ime më herët është kërcënuar nga Millosheviqi dhe tani nga ISIS… Me të njejtët aleatë që e kam fituar betejën kundër Millosheviqit do të fitojë edhe kundër ISIS”.
Rreth 300 qytetarë nga Kosova i janë bashkuar luftës së ekstremistëve në Irak dhe Siri.