Thaçi: Lugina nuk bëri as përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit

Është zhgënjim dhe turp i madh që liderët politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk bënë as edhe përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit të UÇPMB-së. Unë i udhëzova ata se si të veprojnë. Me këto veprime, Serbia po e demonstron dëshirën e saj për shkëmbim territoresh. Madje, këtë ide Ivica Dacic e ka përmendur edhe në Bruksel. Por ne i kemi planet dhe strategjitë tona me të cilat do t’i mundim ata, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Ai këto komente i bëri në një intervistë për gazetën “Express”, lidhur me ngjarjet e fundit në Luginën e Preshevës dhe bisedimet që po zhvillohen në Bruksel.

Thaçi shfaqet i zhgënjyer me mosveprimet e shqiptarëve të atjeshëm për mbrojtjen e monumentit, e po aq i indinjuar tregohet edhe me veprimet e dhunshme ndaj varrezave dhe monumenteve serbe në Kosovë.

Sipas tij, veprimet e fundit të Qeverisë serbe janë pjesë e skenarit për shkëmbim territoresh, derisa tregon se edhe Qeveria që ai drejton ka hartuar dokument dhe strategji për t’iu përgjigjur Beogradit.

Artikulli paraprakAkuzat ndaj Fatmir Limajt ndryshon nga 80 milionë në 250 000
Artikulli vijuesGoogle regjistron 50 miliardë dollarë të hyra për 2012