Thaçi: Në Ballkan secili shtet ka nga një Mitrovicë

Kohërat e luftërave në Kosovë dhe në Ballkan kanë perënduar. E tëra për çka unë luftoj është të ruajmë integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, si një vend i pavarur, por me kufij të hapur dhe të integruar plotësisht në BE dhe NATO.

 Para së gjithash, nuk do të ketë kërcënime për ndarje të territorit të Kosovës, nuk do të ketë këmbime të territoreve dhe nuk do të ketë autonomi speciale në Kosovën veriore. Megjithatë, nëse dikush në Bruksel ka dalë me këtë ide për ndryshim të kufijve, atëherë kjo nuk do të ndalet vetëm në Kosovë, ose në vendet fqinje. Do të vazhdojë në mbarë Ballkanin Perëndimor. Do të prekte të paktën gjashtë shtete.  Secili shtet në rajon e ka nga një Mitrovicë të vogël brenda, ka theksuar mes tjerash kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për TIME./koha/kohaislame

Artikulli paraprakVrasjet e forcave të aleatëve ndërkombëtar nga kolegët afganë në rritje
Artikulli vijuesProtesta në Tiranë mesazh për Shkupin dhe Beogradin