Arrestohet një i dyshuar për fajde

Në mëngjesin e sotëm policia në Ferizaj me urdhër të gjykatës themelore të këtij qyteti bastisën dy lokacione të ndara në fshatin Koshare të Ferizajt dhe arrestuan personin me inicialet Xh. H, 34 vjeçar, të dyshuar për fajde.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Kosovës në Ferizaj me anë të një komunikate.
 
Bastisjet dhe arrestimi sipas komunikatës u kryen nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Njësia në Ferizaj, Njësia për Reagim të Shpejtë si dhe Njësia e Forenzikës Rajonale.
 
Policia njofton se ndaj të dyshuarit u aplikuan masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me të cilat u siguruan provat materiale.
 
Gjatë kontrollit janë konfiskuar disa dokumente, notesë dhe fletore të ndryshme si dhe një pistoletë kalibri 7.65 me 4 fishekë, të cilat do të shërbejnë si prova ndihmëse në hetimin e mëtutjeshëm të kësaj lënde, thuhet më tutje në komunikatën e policisë.
 
Xh. H. dyshohet se gjatë periudhës kohore 2010-2014 nga qytetarë të ndryshëm ka përfituar para me fajde në vlerë prej 324 mijë eurosh, bën me dije komunikata e policisë.
 
Atij prokurori i shtetit ia ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh
Artikulli paraprakThaçi në KS: Kosova dënon incidentet në Kumanovë dhe përkrah Maqedoninë stabile
Artikulli vijuesBiznesi i Turqisë në Kosovë