Siri – Përshpejtohen përgatitjet për periudhën post-regjimit të Asadit në Siri.

Grupet opozitare siriane u mblodhën në kryeqytetin e Katarit, Doha, në një takim me pjesëmarrjen edhe të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.

Në emër të Turqisë në takim merr pjesë Ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutolu.

“Populli sirian për 20 muaj me radhë vazhdon të rezistojë ndaj presionit të një ushtrie të rregullt. Nuk ka mbetur më asnjë minutë që të harxhohet kot. Të gjithë duhet të mblidhen dhe të përkrahin e mbështesin popullin sirian”, ishte mesazhi i ministrit të jashtëm turke, Davutollu në fjalën drejtuar takimit.

Davutollu nënvizoi se procesi i demokratizimit në Siri duhet të përcaktohet nga vet populli sirian dhe jo nga aktorët ndërkombëtarë.

Shefi i diplomacisë turke u rikujtoi të pranishmëve në takim se numri i sirianëve që janë arratisur nga regjimi i Esadit dhe janë strehuar në Turqi po i afrohet të 115 mijëve duke shtuar se shoqëria ndërkombëtare duhet ta ndajë këtë barrë.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Nebir el-Arabi në fjalë e tij i bëri thirrje opozitës siriane për unitet.

Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në takimin e Dohës përfaqësohen nga ish-ambasadorët e tyre në Damask, kurse Anglia përfaqësohet me një të dërguar të posaçëm.

Në qendër të agjendës së punimeve të takimit gjendet propozimi i Riat Seifit, një nga emrat më me ndikim të opozitës siriane, për qeverinë e tranzicionit në Siri.

Riad Seif kishte rekomanduar krijimin e një strukture bërthamë me 50 vetë dhe më pas nga ky organizim të dilte qeveria e përkohshme e Sirisë.

Por Këshilli Kombëtar i Sirisë nuk e përkrah këtë propozim. Me qëllim për të përfshirë në strukturat e reja edhe grupet e tjera opozitare siriane për Këshillin Kombëtar të Sirisë Seifi kishte parashikuar një kontingjent me 15 veta./trt/kohaislame

Artikulli paraprakAri i vjedhur në polici do të shitej dy milionë euro
Artikulli vijuesThaçi: Ta mbyllim kapitullin e konflikteve