“The Guardian”: Grekët pjesëmarrës në masakrat serbe në Srebenicë

Është diçka që greket iu frikësuan prej vitesh: e vërteta e fshehur nga Greqia prej kohësh, kur vullnetarë grekë shkuan në Srebrenicë të Bosnjës duke marrë pjesë në gjenocidin serb, masakra më e tmerrshme prej Luftës së II­të Botërore, dhe duke ngritur me krenari flamurin e Greqisë pas masakrimit të myslimanëve boshnjakë, ku mbi 7000 sosh patën vdekur, shkruan e përditshmja londineze “The Guardian”. 
 
Javën e ardhshme Serbia merr kryesimin e BE­së, ndërkaq ish­presidenti serb Milan Millotinoviq do të sillet para Tribunalit të Hagës nën akuzat për krime lufte, ndërkohë që përfshirja e Greqisë në këtë mizori, dhe sekretet e tjera të Athinës me dëshirë do të varroseshin përjetësisht, mund të zbardhen nga paraqitja e 60­vjeçarit Millotinoviq para tribunalit. 
 
“The Guardian” shkruan se askush nuk ka luajtur rol më të rëndësishëm se Millotinoviq në aleancën Athinë­Beograd gjatë viteve të nëntëdhjeta kur zhvilloheshin konflikte të mëdha në Ballkan. 
 
Grekët e dinë se një ditë do të duhet të ballafaqohen me të kaluarën e tyre. 
 
Pas deklaratës së fundit të pendesës të ish­lideres së serbëve të Bosnjës, Biljana Plaviq, besohet se është çështje kohe kur edhe të tjerët do të fillojnë të flasin, shkruan The Guardian, para paraqitjes së Millotinovic në Tribunalin e Hagës, në cilësinë e të akuzuarit për krime lufte.
Artikulli paraprakZbulimi revolucionar i të rinjve turq në telekomunikacion
Artikulli vijuesTestohet me sukses raketa kombëtare turke "HISAR-A"