The Times: Regjimi i Basharit ka përdorur armë kimike

E perditshmja britanike “The Times” raporton se në një operacion sekret britanik jane gjetur prova të mjatueshme qe deshmojne përdorimin e armeve kimike në zonat ku regjimi ka masakruar mijera persona civil.

Operacioni sekret britanik ka grumbulluar prova për përdorimin e armëve kimike në Siri duke marrë mostra tw tokes ne zonat prane Damaskut, te cilat me pas jane analizuar nga ekspertët e Instituteve të Ministrisë britanike të Mbrojtjes.
Raporti citon burime sekrete te kene thene se ”nga analizat mund te konkludohet se një lloj arme kimike eshte perdorur në Siri”.
Regjimi Bashar Al Asad ka ndaluar OKB-ne qe te hulumtoj per pranine e armeve kimike ne vend, ndersa ka shperndare propagande që gjoja se kryengritesit kane shtene ne dore armet e tilla.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakFMN njeh qeverinë e Somalisë, pas 22 vitesh
Artikulli vijuesEgjipt: Në kaos procesi gjyqësor kundër ish presidentit Mubarak