Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, nderon me medaljen “Urdhri i Shtetit të Republikës së Turqisë” mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Suud i cili ndodhet për vizite zyrtare në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas pritjes zyrtare në rezidencën presidenciale Presidenti Erdoğan me Mbretin Selman kanë kaluar në sallën ku u mbajt ceremoni e dhënies së medaljes “Urdhri i Shtetit të Republikës së Turqisë”.
Presidenti Erdoğan në fjalimin e tij pasi shprehu falënderimet ndaj pjesëmarrësve theksoi se kjo medalje i jepet presidentëve të shteteve të huaja dhe se ajo është medalja e nivelit më të lartë të Turqisë.
Në fjalën e tij Erdoğan u shpreh se: “Kjo medalje është një simbol e vlerësimit në nivelin më të lartë të përpjekjeve të treguara nga të dy vendet për forcimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve të miqësisë mes dy vendeve. I nderuar miku dhe vëllai im që nga dita që ndodheni në fron e deri tani keni ofruar shumë kontribute në zhvillmin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Keni treguar një vullnet të fortë për përforcimin e marrëdhënieve të mëtejshme vëllazërore dhe miqësore mes dy komuniteteve të cilat i kanë rrënjët nga historia. Me metodën mendjemprehtë keni qenë një garanci për paqen rajonale, sigurinë, qetësinë dhe stabilitetin në pozitën tonë gjeografike e cila përballet me probleme të mëdha. Nga kjo pikëpamje jeni shumë të vlerësuar për bashkëpunimin dhe solidarizimin që keni treguar me vendin tonë. Thellimi i mëtejshëm me mbështetjen tuaj i bashkëpunimit në çdo fushë mes Turqisë dhe Arabisë Saudite është një mundësi rajonale dhe globale. Unë besoj se në periudhat e ardhshme dy vendet do të hedhin të sigurtë hapa të mëtejshëm për të forcuar bashkëpunimin. Sigurisht vizita juaj historike e sotme është një mesazh i fortë dhe kuptimplotë për të ardhmen e marrëdhënieve tona. Kam kënaqësinë më të madhe të nderoj një personalitet të lartë me këtë medalje e cila do të jetë simboli më i çmuar i miqësisë së lashtë dhe vëllazërisë sonë”.