Therje me thika në Prizren

Në një lagje të Prizrenit raportohet se tre të dyshuar të përfshirë në një konflikt, kanë përdorur edhe armët e ftohta, përkatësisht thikat.

Si pasojë e kësaj, njëri prej të dyshuarve të përfshirë në rast është goditur disa herë me thikë, me ç’rast edhe ka pësuar lëndime trupore, ka njoftuar Policia e Kosovës.
 
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar për arsye të pa njohura, kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar, dhe njëri nga të dyshuarit e ka goditur me një mjetë të prehtë (thikë)”, njofton policia.
 
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.
 
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Tg/kohaislame
Artikulli paraprakSiri: Sulm nga forcat e Asadit në Dera, 7 të vdekur
Artikulli vijuesVendet arabe akuzojnë Izraelin për krime kundër njerëzimit