Thikën duhet mprehur çdoherë para se ta përdorni. Prandaj në kuzhinë duhet pasur patjetër mprehës
Thika e mprehtë është e domosdoshme në çdo kuzhinë, transmeton Telegrafi.
Për të prerë imët perimet, për të prerë lëkurën e mishit për pjekje apo për të filetuar lehtë peshkun, patjetër duhet të keni thikë të mprehtë.
Thika e mprehtë është më pak e rrezikshme se ajo e topitura, thonë kuzhinierët profesionistë, sepse me thikë të topitur më së shpeshti presim me forcë të shtuar dhe më pak kujdesemi nga tehu i saj, prandaj edhe lëndimet janë më të shpeshta.
Në shtëpi, amatorët më së shpeshti përdorin mprehësin, ndërkaq profesionistët mund të mprehin thikën me mprehës nga gurë të ndryshëm apo me letra.
Mprehësi në të vërtetë, nuk mund t’jua mprehë në tërësi thikën e topitur – prandaj është e domosdoshme që me mprehës më parë të mprihet tehu.
Atë që mprehësi mundet dhe duhet të bëjë është që çdo herë të mprehë thikën dhe kështu do të shmangni topitjen dhe do të mbani tehun në gjendje të mirë.
Nëse jeni djathtak, me rastin e mprehjes, thikën mbajeni në dorën e djathtë, ndërkaq mprehësin në të majtën. Është e mundshme që thikën ta tërhiqni nga maja në drejtim të dorëzës së mprehësit, me ç’rast pjesa mbrojtëse e metalit në dorëz të mprehësit pengon që me teh të lëndoni dorën.
Jamie Oliver kështu e mpreh thikën!
Mirëpo, edhe më e sigurt është që thikën ta tërhiqni në drejtim të kundërt – nga doreza e mprehësit në drejtim të majës – ashtu siç ju tregon kuzhinieri i famshëm Gordon Ramsay në videon e të cilit mund ta shihni më poshtë!
Është me rëndësi që thikën ta mbani nën këndin e përshtatshëm dhe ta përdorni gjithë gjatësinë e mprehësit – shikoni si mprihet thika.