Thirrje për protestë kundër Festivalit të Verës që pritet të organizohet në oborrin e xhamisë.

Thirrje për protestë të Festivalit të Verës që do të organizohet në oborrin e xhamisë.

Komiteti i Lartë Drejtues i arabëve Nagev, u bëri thirrje qytetarëve arab të Izraelit për të marrë pjesë në protesta kundër festivalit të verës që do të organizohet në oborrin e xhamisë historike Beersheva më 5 shtator.

Në komunikatën e publikuar pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komitetit në fjalë, thuhet: “Izraelitët duke i injoruar marrëveshjet ndërkombëtare me të cilat garantohen ndjenjat, vendet e shenjta dhe liria e zbatimit të besimit të myslimanëve, kanë bërë shkeljen e vendimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Në këtë komunikatë ndër të tjera tërhiqet vëmendja se udhëheqja e Izraelit xhaminë në fjalë të ndërtuar me donacione të myslimanëve në vitin 1906 gjatë kohës së sovranitetit të osmanlinjve në Palestinë, vitin e kaluar e shndërruan në muze me qëllim të pengimit të kryerjes së riteve fetare.

Në komunikatë thuhet se Izraeli mundohet që ti zhduk gjurmët e civilizimit dhe identitetit islam në Palesitnë dhe u bëhet thirrje qeverive për të reaguar ndaj këtij vendimi provokues dhe të bëjnë presion ndaj Izraelit për anulimin e këtij festivali.

Në fund të kësaj komunikate i bëhet thirrje palestinezëve për të marrë pjesë në manifestime që do të organizohen në oborrin e xhamisë më 5 shtator me qëllim të protestave kundër këtij Festivali./trt/kohaislame

Artikulli paraprakBan viziton Iranin
Artikulli vijuesNegociatat sekrete Prishtinë-Beograd