Ti je muslimane, shkolla e Francës nuk është për ty!

0
207
Nxënësja e shkollës fillore, me origjinë nga Algjeria e cila jeton në qytetin Reims të Francës, këtë javë i ishte ndaluar hyrja në ndërsën e shkollës, sepse “mbante fustan të gjatë të zi”.
 
Pesëmbëdhjetë vjeçarja muslimane Sarah K. nga Franca, e cila u kthye në shtëpi nga shkolla, sepse veshja e saj, sipas administratës së shkollës, reflekton përkatësinë e saj fetare. Në një intervistë për AA, thekson se shkolla ndëshkon vetëm nxënësit musliman që veshin fustane të gjata.
 
Nxënësja e shkollës fillore, me origjinë nga Algjeria e cila jeton në qytetin Reims të Francës, këtë javë i ishte ndaluar hyrja në ndërsën e shkollës, sepse “mbante fustan të gjatë të zi”.
 
Ajo theksoi për AA se atë ditë, siç vepronte edhe më parë, ka hequr shaminë në hyrje të shkollës, kur ajo u ndalua nga drejtoresha e shkollës.
 
“Atë ditë moti ishte shumë i mirë, kështu vendosa të vesh fustan. Ashtu si më parë unë shkova në shkollë. Sapo hyra në shkollë hoqa shaminë. Në hyrje drejtoresha më tha se nuk mund të hyj në shkollë me këtë veshje. Ajo ka kërkuar që të kthehem në shtëpi dhe ta ndërroj fustanin. I thash se shtëpia ime është një orë nga shkolla dhe i kërkova leje që këtë ditë ta ndjek mësimin me këtë fustan, duke i thënë se nuk do të vishja më atë fustan, por nuk më ndëgjoi. U detyrova të kthehem në shtëpi, për të ndrruar fustanin dhe të kthehem në shkollë” tregon nxënësja.
 
Ajo vë në dukje se vetëm disa ditë më vonë në shkollë ka parë vajza të tjera jo-muslimane të veshura me fustane të gjata dhe kështu ka vendosur që të shkojë përsëri në shkollë me të njëjtin fustan. Megjithatë, ajo përsëri u kthye në shtëpi, ndërsa administrata e shkollës ka dërguar vërejtje me shkrim familjës së saj të nënshkruar nga drejtoresha e shkollës, Maryse Dubois.
 
“Vajzës suaj nuk i lejohet hyrja në shkollë për shkak se mban simbole fetare. Parimi i laicizmit në shkolla ndalon mbajtjen e çfardo simboli fetar. Nëse dëshironi që vajza juaj të vazhdojë shkollimin, bëni kujdes për veshjen e saj”, thuhet në letrën e administratës së shkollës. Në letër shkruhet gjithashtu se administrata e shkollës ka kërkuar që vajza të shkurtojë fustanin në mënyrë që të mund të ndjekë mësimet.
 
“Herën e parë nuk më lejuan të hyjë, sepse kisha veshur një fustan të gjatë. Pastaj pashë që vajzat e tjera veshin fustane të gjata. Mendova se edhe unë kam të drejtë të veshi një fustan të gjatë. Drejtoresha e shkollës më tha nëse e shkurtoj pak fustanin, nuk do të jet problem dhe se do të mund të hyjë në shkollë. Nuk pranova propozimin e saj, dhe u ktheva në shtëpi. Pas kësaj, ata dërguan një letër paralajmëruese familjes time. Kjo më bëri të kuptoj se problemi me veshje të gjata ka të bëjë vetëm për muslimanet”, tha Sarah.
 
Ajo thot se do të vazhdojë të vishet me fustan të gjatë në shkollë, sepse mendon që ka të drejtë të vishet si çdo nxënëse tjetër.
 
“Sigurisht që do të vazhdojë të veshi fustan të gjat. Nuk bëj asgjë të keqe. Dua të veshi fustan të gjat dhe kështu do të vazhdojë. Javën e ardhshme, pas një fundjavës përsëri në shkollë do shkoj me fustan të gjatë” thot kjo nxënëse.
 
Nëna e saj është e befasuar se si mundet fustani i gjatë të rrezikojë parimin e sekularizmit.
 
“Është interesante se vajza jonë blu këtë fustan në dyqan francez për vetëm dy euro. Si është e mundur që kompania franceze të prodhoj fustan e cila do të provokojë debat mbi sekularizmin? Është thjesht fustan. E drejt, e lirë, fustan i zi. Çfarë ka kjo të bëjë me sekularizmin, si mund të jetë ky një simbol fetar?”, Pyet nëna e nxënëses.
 
Yusuf Yildiz, 20 vjeçar, i cili përfundoi shkollën të cilën ndjek Sara, thekson se është përballur me probleme të ngjashme gjatë shkollimit të tij.
 
“Kur për Bajram kisha veshur rroba solemne, në shkollë më pyetën se pse isha veshur ashtu. Mund të thuan se është diskriminim”, tha Yildiz.