Zhduket nëndetësja me 44 persona në bord

Një nëndetëse ka humbur kontaktin me flotën argjentinase prej më shumë se 48 orësh.

“Anija me 44 persona ekuipazh ndodhej rreth 400 kilometra larg brigjeve të Patagonisë”, ka deklaruar marina argjentinase. Nuk dihet ende se kush është arsyeja që nëndetësja ka humbur kontaktet. Por besohet se nëndetësja ARA San Juan e tipit TR-1700 e ndërtuar në Gjermani pësoi një defekt elektrik.

Zëdhënësi i marinës Enrique Balbi i tha gazetës La Nacio se nëndetësja ishte duke u nisur nga baza detare e Ushuaisë në bazën e Mar del Plata, stacioni i saj i zakonshëm, kur “në një moment u ndërpre komunikacioni”. Ai tha se “nëndetësja nuk ka humbur, sepse nëse do të quhej e tillë atëherë ne do të nisnim kërkimet, gjë që nuk ka ndodhur”./

Artikulli paraprakRobotët do të zëvendësojnë 600 mijë punëtorë të ndërtimit
Artikulli vijuesKQZ është gati, shpërndahet materiali i ndjeshëm nëpër komuna