Ti jeton prej ksaj Fjale (merr rrogë), unë vdes për këtë Fjalë!
Gjatë gjykimit të Sejid Kutbit Allahu e pastë mëshiruar i kërkon gjykatësi që t’a cek të vërtetën, në atë rast Sejid Kutbi e shpalon gjoksin dhe shpinën e tij në të cilat i kishte shenjat e kamxhikut dhe hekurit nga rojtarët e burgut dhe i thotë gjykatësit a e dëshiron të vërtetën?… kjo është e vërteta.
Në momentet e ditës së kryerjes të dënimit me vdekje dhe pasi që ishte vendosur në karrigen në të cilën do të kryhej dënimi me vdekje i parashtruan Sejid Kutbit Allahu e pastë mëshiruar që të kërkon falje dhe të heq dorë nga thirrja e tij për praktikimin e “Sheriatit” – Ligjit të Allahut në tokë, dhe nëse e vepron këtë do t’i falej dënimi me vdekje ndërsa përgjigja e tij ishte: “Nuk kërkoj falje nga puna që kam vepruar për Allahun”, i thanë nëse nuk kërkon falje kërko së paku mëshirë nga kryetari, ai ju tha: Përse të kërkoj mëshirë? Nëse kam qenë i gjykuar me të drejt unë e pranoj gjykimin e drejt, ndërsa nëse jam i gjykuar pa të drejt “Batil” unë jam më i madh se të kërkoj falje nga padrejtësia.
Pak para se ta kryej dënimin e shqiptuar erdhi një “dijetar” i Az’herit që t’ia përkujtonte Shahadetin dhe i tha: A e thua shahadetin? Ndërsa i’a ktheu Sejidi: “A edhe ti erdhe që ta përfundosh “DRAMËN” (e kurdisur) NE O VËLLA PO VDESIM PËR KËTË FJALË “LA ILAHE ILA ALLAH” NDËRSA TI HANE, USHQEHESH NGA FJALA “LA ILAHE ILA ALLAH”.