Një mbikqyrëse e lartë në një kopsht zoologjik në Zelandë të Re ka vdekur, pas një sulmi që ka pësuar nga një tigër.
Sulmi nga tigri me emrin Oz, ndodhi në kopshtin zoologjik Hamilton, në Ishullin Verior të Zelandës së Re.
Deklarata nga Hamilton City Coucil nuk jep shumë detaje, por thotë se tigri nuk ka mundur t’i shpëtoj rrethimit e të ikë, transmeton nga CNN, Koha.net.
“Fokusi jonë tash është tek dhënia e mbështetjes adekuate për stafin tonë dhe familjarët e viktimës që janë prekur nga incidenti tragjik”, thuhet më tej në deklaratë.
Parku Hamilton do të jetë i mbyllur deri ditën e enjte.