TIKA mbështeje në trajnimin e policisë së Shqipërisë

0
160
Me rastin e përfundimit të kursit në Akademinë e Policisë në Tiranë u mbajt një ceremoni për shpërndarjen e certifikatave për efektivët e policisë të cilët ishin pjesë e këtij trajnimi.
 
Agjencia Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) në kuadër të projektit për mbështetjen e forcave të policisë së shteteve partnere ka mundësuar një trajnim mbi ” Menaxhimin e Sigurinë në përballjet sportive” për policinë shqiptare.
 
Me rastin e përfundimit të kursit në Akademinë e Policisë në Tiranë u mbajt një ceremoni për shpërndarjen e certifikatave për efektivët e policisë të cilët ishin pjesë e këtij trajnimi.
 
Zv.drejtori i përgjithshëm i polisicë së Shqipërisë Altin Qato në një fjalim të mbajtur në këtë ceremoni falënderoi TIKA-n dhe Turqinë për mbështetjen e dhënë ndaj policisë shqiptare si në logjistikë ashtu edhe në arsim dhe ndihmë teknike.
 
Nga ana tjetër Koordinatori i TIKA-s në Tiranë Prof. Dr. Birol Çetin, në një deklaratë për gazetarin e AA duke vënë në dukje se TIKA që në vitin 2005 jep në mënyrë periodike mbështetje për trajnimin e policisë shqiptare u shpreh më tej se në këtë kuadër ata kanë organizuar programe 2-3 herë në vit në fusha të ndryshme.
 
Çetin, në fjalën e tij shprehet se në lidhje me sigurinë gjatë ndeshjeve sportive ata kanë ofruar për herë të parë një trajnim ndaj policisë shqiptare. Çetin në fjalën e tij më tej shton: “E pamë të arsyeshme se ishte e nevojshme për zhvillimin e një programi të tillë në Shqipëri pasi edhe këtu kanë filluar të ndodhnin ngjarje në ndeshjet e futbollit. Tashmë dihet se kjo është një fushë më vete.. Turqia në lidhje me këtë është një vend që ka një eksperiencë dhe dëshira jonë ishte transmetimi dhe ndarja e këtyre eksperiencave me partnerët tanë shqiptarë”.
 
Çetin më tej ka theksuar se brenda vitit do të organizojnë një program të dytë trajnimi për drejtorët e policisë, dhe në kuadër të këtij programi i cili do të zhvillohet në Turqi do të përqendrohen mbi tema si lufta kundër krimit të organizuar dhe në shërbimet inteligjente.kohaislame