Sela: Të krijohet blloku shqiptar në Maqedoni

Terrori” policor dhe “montimi” i proceseve politike sikurse ai i Kumanovës mund të përsëriten në qytetet e tjera të Maqedonisë, nëse Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë Gruevski, ka thënë kryetari i Strugës, njëherësh kryetar i Lëvizjes për reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, Ziadin Sela, në një intervistë për “Kohën Ditore”.
 
Ai ka kërkuar formimin e bllokut politik shqiptar dhe negocimin e një marrëveshjeje të re në Bruksel me palën maqedonase, pasi, siç ka thënë Sela, Marrëveshja e Ohrit është e dështuar. Sipas tij, shqiptarët kanë fuqinë që nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, ta bojkotojnë sistemin në Maqedoni dhe të protestojnë në rrugë.
 
Sela, po ashtu, ka kritikuar udhëheqësit e Kosovës dhe ata të Shqipërisë. Sipas tij, Prishtina dhe Tirana deri tani kanë shërbyer si vend ku udhëheqësit maqedonas kanë larë mëkatet e tyre, pas padrejtësive dhe dhunës që kanë ushtruar ndaj shqiptarëve të Maqedonisë.kohaislame
Artikulli paraprakTIKA mbështeje në trajnimin e policisë së Shqipërisë
Artikulli vijuesKEK-u anulon për herë të dytë tenderin 6-milionësh