TIKA për mbrojtjen e vlerave kulturore brenda dhe jashtë vendit

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, ka nënshkruar protokoll bashkëpunimi për nxjerrjen e inventarit të ekzistencave kulturore të tundshme në vendet që kanë lidhje historike, gjeografike dhe kulturore me Turqinë.
 
Ky protokoll përfshin gjithashtu edhe kopjimin (replikimit) e njëjtë të veprës, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e tyre, sigurimin e trajnimit në këtë temë dhe dërgimi i vazhdueshëm i librave dhe botimeve të tjera vendeve që përfshihen në bashkëpunim. 
Në këtë mënyrë, Biblioteka Kombëtare e Turqisë, do të jetë më aktive jashtë shtetit dhe do të rrisë edhe kapacitetin e saj. 
Gjithashtu, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, krahas projekteve ekonomike dhe për zhvillim që zbaton në 120 vende, do të kontribuojë në punimet që pasqyrojnë vlerat që i përkasin civilizimit turk.
 
Artikulli paraprakIzetbegoviç në 23-vjetorin e pavarësisë: Do të ketë gjithnjë e më shumë BeH
Artikulli vijuesAustrali, dhjetëra mijëra njerëz shijuan shfaqjen ajrore ushtarake