Ai theksoi se SHBA-të doemos duhet që sërish të bashkëpunojnë me, siç u shpreh, aleatët dhe miqtë në Lindjen e Afërt me qëllim që në këtë rajon sërish të luajmë rol të rëndësishëm.
Rex Tillerson, kandidati për Sekretar Shteti në administratën amerikane të presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Donald Trump, deklaroi të mërkurën se SHBA-të doemos duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Turqinë lidhur me Sirinë, (AA).
“Doemos duhet sërish të bashkëpunojmë me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan lidhur me çështjen e Sirisë. Turqia është aleati ynë i vjetër i NATO-s”, tha Tillerson, duke iu përgjigjur pyetjeve të senatorëve për politikën e jashtme amerikane.
Ai theksoi se SHBA-të doemos duhet që sërish të bashkëpunojnë me, siç u shpreh, aleatët dhe miqtë në Lindjen e Afërt me qëllim që në këtë rajon sërish të luajmë rol të rëndësishëm.
“Duhet t’u tregojmë se jemi kthyer dhe t’u sqarojmë se kemi plan. Nga pozita në të cilën momentalisht gjendemi nuk mund të bëjmë asgjë”, tha Tillerson. Presidenti i zgjedhur amerikan Trump bëri të ditur në dhjetor se për Sekretar Shteti do të vendos Rex Tillerson, drejtorin ekzekutiv të ExxonMobila./kumti.com