Tiranë: Bizneset turke interesohen me bujqësinë dhe turizmin

Në Tiranë është mbajtur të premten Forumi i Biznesit Shqipëri-Turqi, ku bizneset turke kanë shprehur interes për për bujqësinë, turizmin dhe tekstilet shqiptare.
 
Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL), Këshilli Agrobiznesit Shqiptar (KASH), në bashkëpunim me Unionin e Dhomave te Tregtisë, Industrisë dhe Bursave të Turqisë (TOBB), organizuan të premten në Tiranë takimin e radhës të “Forumit të Biznesit Turqi – Shqipëri”, me pjesëmarrjen e biznesmenëve potenciale nga të dy vendet, për nxitjen e bashkëpunimit në fushat e bujqësisë, turizmit e fasonëve.
Kryetari i Bashkimit te Dhomave te Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ilir Zhilla, u shpreh se, prania në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm e përfaqësuesve më të lartë të bizneseve turke dhe shqiptare, por jo vetëm, është shprehje e marrëdhënieve të shkëlqyera tregtare dhe ekonomike që ekzistojnë midis dy vendeve tona. “Forumi i Biznesit Shqipëri-Turqi, tashmë është shprehje e mbështetjeve maksimale që kanë kompanitë e bizneset e dy vendeve tona në zhvillimin bashkëpunimit reciprok dhe zgjerimin e shkëmbimeve tregtare Shqipëri-Turqi”, tha ai.
 
Artikulli paraprakKosovë: Rezerva e naftës nuk janë të mjaftueshme
Artikulli vijuesRaporti ‘Big Deal’: Zbatim i ‘Brishtë’ i Marrëveshjeve Kosovë – Serbi