Gjendet një trup i pajetë në Tiranë, me shenja dhune në trup. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Arben Kanina, 50 vjeç, banues në Tiranë, u gjet i vdekur paraditen e sotme nga banorët në zonën e Institutit Bujqësor tek godina nr. 8 .
Këta të fundit kanë njoftuar policinë për gjetjen e trupit të pajetë. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja e kufomës janë konstatuar shenja dhune në trup. Policia në një hark të shkurtër kohor, bëri të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes.
Në pranga ka rënë Artan Marku, 46 vjeç, banues në Tiranë dhe shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i nisur për motive të dobëta. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkaq, viktima njihej si një person që jetonte rrugëve dhe i braktisur nga familjarët.