Top 10 muslimanet që kanë shënuar vitin 2015

Viti 2015 ishte shumë i suksesshëm për muslimanet në mbarë botën. Muslimanet i kanë treguar botës se çfarë do të thotë të jesh një muslimane e vërtetë, e cila qëndron pas asaj që beson, prandaj edhe gratë tjera kanë filluar t’i përkrahin dhe t’i pasojnë. Këto janë gratë që në vitin 2016 mund të jenë lidere dhe të bëjnë ndryshime të mëdha në botë. Le të shohim se kush janë ato.

1. Dalia Mogahed
1

Përfaqësuesja e parë musliman në Shtëpinë e Bardhë, që nga viti 2009. Dalia Mogahed është një nga “këshilltarët më të ngushtë” të Obamës, e cila përfaqëson pikëpamjet dhe opinionet e muslimanëve në gjithë SHBA. Dalia, me origjinë egjiptiane, mban titullin e folësit, shkrimtarit, dhe është shumë objektive dhe e besueshme në fjalët dhe veprat e saj. Ajo çfarë e renditet atë në top 10 muslimanet më të suksesshme të vitit 2015, është pasioni i saj për punën.

2. Nadiya Hussain
2

Nadiya përcakton kulmin e një emisioni televiziv në vitin 2015, si fituese e ëmbëlsirës më të mirë, në një konkurrencë të madhe në garat britanike të gatimit (The Great British Bake Off). Personaliteti i saj i ndritshëm dhe emocionues, si dhe ëmbëlsira e saj shumëngjyrëshe dhe skulpturat nga çokollata kanë fituar zemrat e miliona shikuesve. Ajo çfarë e bën Nadiyan një nga top 10 muslimanet më të suksesshme të vitit 2015, është suksesi i saj i shpejtë brenda këtij viti, si dhe ambicia e madhe që të vazhdoj edhe në vitin 2016, pasi ka nënshkruar kontratën me Michael J., dhe shpresën që të filloj gatimin në ‘TV show’ Tamil Ray. Me siguri se pjesëmarrja në garat e këtij viti nuk do të jetë gjëja e fundit që kemi dëgjuar nga Nadiye.

3 Ibtihaj Muhammad
3

Njihuni me Ibtihaj Muhammed, muslimania e parë, amerikane, në botë që merret me sportin skermes (dyluftim me shpata). Suksesi i saj është përhapur përtej identitetit të saj musliman: ajo gjithashtu është renditur si një nga konkurrentet më të mira në botë, asaj i është rezervuar vendi në Lojërat e ardhshme Olimpike. Vetëm këtë vit ka marrë disa çmime për performancën dhe aftësitë e saj, dhe meriton të jetë në top 10 muslimanet më të suksesshme në vitin 2015.

4 Tawakkul Karman
4

Tawakkul Karman është gazetare, politikane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, dhe një nga 10 muslimanet që fitoi Çmimin Nobel për Paqe. Ajo është e lidhur me kryengritjen jemenase të vitit 2011, dhe është gjithashtu bashkë-themelues e grupit ” Women Journalists Without Chains “. Ajo u bë gruaja e parë arabe dhe gruaja e dytë muslimane që fitoi Çmimin Nobel, dhe në të njëjtën kohë është laureati i dytë më i ri i Çmimit Nobel për Paqe deri më sot.

5. Malala Yousafzai
5

Një grua e re si Malala meriton çmimin më të lartë, madje edhe atëherë kur nuk njihet aktivizmi e saj, siç është i njohur i Malalin. Si aktiviste në moshën 17 vjeçare, ishte bartësi më i ri i Çmimit Nobel për paqe, duke kontribuar për të drejtat në arsimim dhe liri.

6. Carolyn Walker
6

Përderisa Donald Trump punon për parandalimin e muslimanëve të hyjnë në SHBA, sistemi gjyqësor amerikan përshëndet dhe mirëpret emërimin e Carolyn si gjyqtare. Ajo është gjyqtarja e parë muslimane, e cila mban hixhabin dhe që u betuan në Kuran, e jo në Bibël.

7. Iman Aldebe
7

Nga dizajnerja për pallto deri tek dizajnerja e turbaneve. E bija e imamit të pensionuar, Iman Aldebe ka depërtuar në industrinë e modës në Britaninë e Madhe dhe Francë me linjën stilistike dhe artistike të turbaneve dhe hixhabit. Në dritën e ngjarjeve aktuale, Iman Aldebe, e cila me besimin e saj kalon përmes tregut perëndimor duke arritur në këtë mënyrë suksese të mëdha në këtë drejtim, definitivisht meriton titullin e një nga top 10 muslimanet e viti 2015.

8. Salma bint hijab al-Oteibi
8

Viti 2015 ishte një vit historik për gratë saudite në gjithë botën: në këtë vit, për herë të parë, kishin të drejtën e votës, si dhe të drejtën për t’u votuar në parlamentin saudit. Salma bint hijab al-Oteibi është gruaja e parë këshilltare e Arabisë Saudite, një prej tetëmbëdhjetë grave që kanë fituar mandat në zgjedhjet nacionale.

9. Aseel Shaheen
9

Njihuni me Aseel Shaheen, gruaja e parë muslimane që ka punuar në Wimbledon meriton vendin në krye të top 10. Ajo çfarë është frymëzuese është fakti se pavarësisht kundërshtimeve fillestare nga publiku, prania e saj është mirëpritur nga i gjithë stafi i tenisit dhe nga shumica së shikuesve. Ky është një tregues se muslimanet janë të afta, dhe që mund të kryejnë një shumëllojshmëri të detyrave me dinjitet në çdo fushë.

10. Noor Tagouri
10

Njihuni me Noor Tagouri, fytyrë e njohur në televizionin komercial amerikan. Pasi ka fituar mbështetje, Noor vazhdon të përpiqet në arritjen e objektivave dhe zhvillimit profesional. Megjithatë, ajo që shumica e konsiderojnë si pengesë në punën e saj është hixhabi, por ajo thotë se hixhabi e ndihmon në atë që ajo punon. Për atë ekziston rregulli, ajo dhe hixhabi ose asgjë. Ajo çfarë e bën atë të veçantë dhe me çfarë e meriton të jetë në top 10 muslimanet e suksesshme të viti 2015, është këmbëngulja e saj, motivimi dhe dëshira për të arritur sukses./Islamgjakova/

Artikulli paraprakSarajevë, rreth 100 nxënës nisin mësimet në shkollën e parë të Hifzit
Artikulli vijuesTri thënje madhështore që do ti mban mend historia nga gjuha e fëmijeve Sirijan