‘Torcida’ i bashkohet grevës së minatorëve të Trepçës

Tifozët e Mitrovicës, Torcida në krye me liderin e tyre Shefqet Begu – Qeti para pak çastesh kanë arritur te plotacioni i minierës së Trepçës për t’iu bashkangjitur minatorëve grevistë të cilët janë vendosur në horizontin X.

Shefqet Begu ka thënë për Indeksonline se ky grup i tifozëve dhe grupi tjetër që po qëndron i gatshëm në Mitrovicë do ti bashkohen minatorëve në grevë me qëllim të shpëtimit të Trepçës dhe ky gjigant metalurgjik t’i kthehet qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Ata tashmë i janë drejtuar minierës ku presin për të hyrë në horizontin ku gjenden grevistët e kësaj kompanie.

“Ne do të jemi me minatorët derisa ata të rrinë në grevë dhe nuk do të dalim nga miniera”, ka thënë Qeti për Indeksonline.

Edhe në këto momente që po raportojmë, minatorët po qëndrojnë në grevë ndërsa numri i atyre që i janë bashkangjitur grevës shkon deri në 500 minatorë.

Kushti i vetëm i tyre është miratimi i ligjit që do të kthente Trepçën në pronësi të shtetit. /Ind/kohaislame

Artikulli paraprakAustri: Dënohet studenti danez me dy vjet burg për fyerje të Profetit Muhammed
Artikulli vijuesNdodhia e Parisit dhe islamizimi i Evropës