Torresi dëshiron t'ia mohojë titullin Barcës

Fernando Torres ka paralajmëruar Barcelonën që të presë betejë të vërtetë në Vicente Calderon, duke sqaruar se Atletico Madridi e ka ndërmend të fitojë takimin për t’ia mohuar titullin djelmoshave të Luis Enriques.
 Katalunasit do të përballen me kryeqytetasit spanjoll të dielën dhe me një fitore do ta siguronin titullin e La Ligas. Sidoqoftë, Torres ka thënë se Atletico synon veç fitoren nga ky takim.
 
“Shpresoj që Barça mos ta fitojë titullin këtu”, ka thënë Torres për Sport.
 
“Atletico u shpall kampion në Nou Camp vitin e kaluar dhe tani fatit nuk i dihet. Barça tani ka mundësi të shpallet kampion në stadiumin tonë. Kështu e ka futbolli, por ne do të luftojmë të dielën deri në fund”.
Artikulli paraprakKrimet në Siri: Ky fëmijë do t’ju prek në shpirt! (Video)
Artikulli vijuesSi të veproni kur vuani nga shkuarja e barkut (diarreja)?