Tragjeditë e Ballkanit mund të përsëriten në Siri, paralajmëron Erdogan.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, në një fjalim, përshkruan qëndrimin e Këshillit të Sigurimit të OKB ndaj konfliktit në Siri, si “neglizhencë”.

Kryeministrin i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan po sjell kujtimet e armiqësive ballkanike në vitet 1990 në thirrjet e tij ndaj komunitetit ndërkombëtar me shpresë për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Sirinë fqinjë dhe për të sjellë paqen në 910 kilometrat që ndajnë dy aleatët e mëparshëm.

Erdogan, që është bërë një nga kritikët më të fortë të presidentit të Sirisë Bashar al-Asad, i tha një konference në Stamboll të shtunën (13 tetor) se Këshilli i Sigurimit i OKB-së “po përsërit gabimet që shpunë në masakrat në Bosnje në vitet 1990.”

“Sa e dhimbshme që OKB është aq e padobishme sot siç ishte 20 vjet më parë kur këqyrte masakrën e qindra e mijëra njerëzve në Ballkan, Bosnje dhe Srebrenicë,” i tha Erdogan konferencës që përfshinte Nabil Elarabi, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes Arabe.

Ojtun Orhan, analist sirian në Qendrën për Studime Strategjike të Lindjes së Mesme, tha se Turqia po përpiqet tani “të përdorë të gjitha gjuhët e mundëshme për të detyruar aleatët ndërkombëtarë të marrin veprim më të fortë në drejtim të sfidave të sigurisë në pragun e vet.”

“Janë dy audienca kryesore që kryeministri [Erdogan] ndoshta synon t’u drejtohet dhe t’i tronditë duke u kujtuar [për] tragfjedinë boshnjake: i brendshmi [turk] dhe komunitetet perëndimore,” i tha ai SETimes. “Sa më shumë të zgjasë trazira siriane, aq më shumë kritika merr qeveria e Erdogan nga fronti i brendshëm, ndërkohë që ai ka dështuar deri tani të bindë aleatët perëndimorë të marrin hapa të mprehtë kundër al-Asad.”

Diplomati veteran Omer Engin Lutem, që mbajti disa poste përgjegjëse në ministrinë e jashtme të Turqisë për Ballkanin dhe diplomacitë e OKB në vitet 1980, beson se reagimet e komunitetit ndërkombëtar ndaj masakrës së Srebrenicës “shpjegojnë shumë situatën aktuale rreth Sirisë.”

“Gjithkush luan me fjalë në OKB; askush nuk do të flasë për situatën reale, ndërsa Turqia është i vetmi vend tani që vuan drejtpërsëdrejti nga të gjitha ato në kufirin e vet,” i tha Lurem SETimes. “Kjo ka të bëjë me tragjedinë njerëzore dhe mekanizmi i OKB-së është shumë i ngadaltë.”

Përveç shqetësimeve rreth më shumë dhunë derdhur gjatë kufirit, zyrtarët turq po pretendojnë gjithashtu për një situatë në rritje refugjatësh. Rreth 100,000 refugjatë sirianë janë në Turqi dhe numri pritet të bëhet më shumë se dyfish deri nga fundi i vitit, tha OKB.

Masakra e Srebrenicës në korrik 1995 u konsiderua mizoria më e madhe në tokën evropiane që nga lufta e dytë botërore. Paqeruajtësit me forcat mbrojtëse të OKB, braktisën atë që qe caktuar si strehë e sigurt e OKB-së duke lejuar forcat e kryesuara nga Ratko Mlladiç të vriste 8,000 myslimanë, shumica e tyre meshkuj.

Në një vizitë në Srebrenicë në korrik, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun e krahasoi gjithashtu Srebrenicën me Sirinë. “OKB nuk e ka përmbushur përgjegjësinë e vet [duke dështuar] të mbrojë gjenocidin e Srebrenicës,” tha ai atëherë. “Kjo mund të krahasohet me situatën e sotme në Siri ku komuniteti ndërkombëtar është në provë përsëri.”

Erdogan, mnë Sramboll, tha se Srebrenica ndodhi sepse komuniteti ndërkombëtar ishte i papërgatitur “në marrjen me çështje të pas luftës së ftohtë. Si mund të shpjegohet padrejtësia dhe dobësia shfaqur në çështjen siriane?” tha ai.

“Në qoftë se ne presim për një apo dy anëtarë të përhershëm [të Këshillit të Sigurimit të OKB-së]…atëherë e ardhmja e Sirisë do të jetë në rrezik,” tha Erdogan. Vetoja e Rusisë dhe Kinës për një rezolutë të OKB që dënon dhunën i dha regjimit të Asadit “një leje për të vrarë,” shtoi ai.

Turqia ka kohë që kryeson thirrjet për ndërhyrje në Siri, duke përfshirë zonat e mos-fluturimit e zbatuara nga aeroplanë të huaj për të ndalur sulmet ajrore nga forcat e Asadit. Ankaraja po përfshihet gjithnjë e më shumë pas kapjes së një avioni sirian që mbante atë që u tha si municione ruse për ushtrinë siriane, duke tërbuar zyrtarët në Moskë dhe Damask.

Të hënën, Turqia urdhëroi të ulej një aeroplan që fluturonte në Siri dhe kontrolloi ngarkesën e tij. Aeroplani u lejua të vazhdojë për në Alepo pasi kontrolli në aeroportin e Erzurum konfirmoi se ai mbante ndihmë humanitare.

Hajrudin Somun, ish ambasador i Bosnje dhe Hercegovinës në Turqi, tha se ishte e mundur të lidhej qasja e OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar ndaj Sirisë sot me atë boshnjake në vitet 1990, por nuk krahason situatën brenda këtyre dy vendeve në kohë lufte dhe krize.

“Pati barbarizëm në Bosnje, Kroaci dhe Serbi natyrisht, por ajo nuk u shkaktua nga ndarjet sektare, por politika agresive e Slobodan Millosheviçit, qëllimi i të cilit ishte të krijonte një Serbi të madhe duke ushtruar dhunë, gjenocid dhe spastrim etnik ndaj popullsisë jo-serbe,” i tha SETimesSomun, tashmë një lektor i historisë së diplomacisë në Universitetin Ndërkombëtar Filip Noel-Bejkër në Sarajevë. “Në Ballkan pati luftë për territore … Të tilla aluzione të pamenduara pranojnë ata nacionalistë serbë që konsiderojnë se të gjitha palët qenë të barabartë dhe përgjegjës në luftërat në vitet 1990 në Ballkan.

Ndërkohë, shtoi ai, “Unë mund të pranoj krahasimin e Sirisë së sotme dhe Jugosllavisë së të shkuarës vetëm në qoftë se vëzhgimi përqendrohet në aktorët e jashtëm dhe përpjekjen e tyre për ndikim rajonal, nga këndi i përpilimit të pavendosur të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke detyruar sanksione të paefektshme dhe argumente pro e kundra mbi ndërhyrjen e huaj ushtarake.”

Artikulli paraprakWSJ: Çmimi Nobel për Letërsi Politike
Artikulli vijuesOBSH: sistemi shëndetësor serb bën përparim