Transferimi i 7 efektivëve të forcave RENEA ka vënë në lëvizje edhe myftininë e Tiranës.
Dy prej policëve të transferuar kanë qenë besimtarë myslimanë praktikantë.
Arsyeja e transferimit të tyre nga puna ka qenë faljet që bënin në orar të punës.
Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka takuar drejtorin e Policisë Artan Didin ku besohet se kanë folur për këtë çështje.
Dy prej 7 policëve janë transferuar në pozicione më të ulëta pasi ata shpesh faleshin në orar të punës dhe kjo gjë ka bërë që të merret ky vendim nga drejtuesit e repartit Renea.
Drejtuesit e policisë e kanë hedhur poshtë idenë se këta dy persona janë transferuar për këtë arsye duke thënë me motivacion zyrtar se “janë transferuar për nevoja pune”./mapo.al