Të gjithë ata që kanë një telefon e dinë që gjëja më e keqe është të shohësh kur thotë “10% e baterisë ka mbetur” dhe ushqyesi nuk karikon.
Por para se të hidhni kabllin në plehra, duhet të dini që ka një shpresë. Nuk duhet të merrni një karikues të ri për ta zëvendësuar. Gjithçka që duhet të bëni është të merrni disa stilolapsa, lidhëse apo fije, dhe bateria plotësisht e ushqyer do të jetë gati.
Buzzfeed na jep tre truke për të shpëtuar ushqyesin:
Truku i stilolapsit
Merrni sustat e stilolapsit (duhet t’u zgjeroni pak anët) rrotullojini rreth kabllit të karikuesit. Njërën sustë vendoseni në njërën kokë të kabllit dhe tjetrën në kokën tjetër, dhe ushqyesin është në rregull.
Truku i lidhëses
Priteni anën e fortë të lidhëses dhe nxirrini pjesën e brendshme. Më pas i digjni me çakmak të dyja anët që të mos shthuret. Lidhësen thurreni pas kabllit të ushqyesit, në të njëjtën mënyrë si me sustat e stilolapsit.
Truku i fijeve
Merrni katër lloje fijesh, grupojini dhe pritini në gjatësi katër herë më të madhe se ajo e ushqyesit. Thurreni në të gjithë gjatësinë e kabllit dhe ushqyesi është gati. Ose thotë Buzzfeed, ndoshta një ditë do të keni një ushqyes që nuk prishet.