LG shet 10.3 milionë telefona për tre muajt e parë të vitit

LG e ka gjetur hapësirën e saj të suksesit në treg, me telefonat e saj të mençur LTE dhe 3G, shitjet e të cilëve kanë arritur shifra të reja rekorde. Të mërkurën, kompania ka njoftuar se telefonat e saj të bazuar në Android, përkatësisht modelet si Optimus G, Optimus G Pro, Optimus L Series dhe Nexus 4, kanë bërë që shitjet e pajisjeve të saj mobile të arrijnë në 10.3 milionë njësi, për tremujorin e parë të vitit 2013.
LG gjithashtu ka thënë se modelet e reja të pajisjeve të saj mobile pritet që t’i rrisin edhe më tej shitjet e kompanisë në tremujorin e dytë të vitit.

Më 3 maj, LG pritet të prezantojë modelin e saj të ri – Optimus G Pro në tregun amerikan. Modeli i telefonit i cili tashmë është lansuar në Korenë e Jugut, ka qenë një hit i vërtetë i prodhuesit, i cili ka arritur të shesë më shumë se 500 mijë njësi, për vetëm 40 ditë.

Artikulli paraprakOrganizohet BarCamp Prishtina, edicioni i dymbëdhjetë
Artikulli vijuesTerroristi dhe vrasësi amerikan i Illinois – nipi i kryebashkiakut