Tre milionë njerëz kanë mbetur pa shtëpi në Siri

Presidenti i Këshillit Kombëtar Sirian, Abdul-Baset Seida, ka thënë se tre milionë njerëz kanë mbetur pa shtëpi në Siri.

Seida ka thënë se 250 mijë refugjatë janë në vendet fqinje, më shumë se 30 mijë persona kanë vdekur, kurse mijëra tjerë janë plagosur. Ai gjithashtu ka shtuar se më shumë se 100 mijë njerëz janë duke u mbajtur në burg ose rezultojnë të zhdukur. “Qeveria është duke përdorur të gjitha llojet e armëve dhe ekzistojnë rajone të tëra në Siri, të cilat janë rrafshuar me tokë”, ka thënë Seida, pas takimit me ministrin e Jashtëm spanjoll në Madrid./BS/kohaislame

Artikulli paraprakMarok: Aksidentohet autobusi, 42 të vrarë
Artikulli vijuesI kërkon Asadit të respektojë ligjin për ndihma