Tre të plagosur, të dyshuarit në arrati

Burime brenda Policisë së Kosovës, kanë deklaruar se në fshatin Mazgit, janë përleshur me armë zjarri Sekiraqët mes veti.
Hetuesit e Policisë ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Bëhet e ditur, njëri prej të lënduarve tanimë ka herë në sallën e operacionit.
Kurse njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, ndërsa është në gjendje të mirë.

Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri sonte në fshatin Mazgit të Obiliqit.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline kapiten Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai tha se tre persona janë përcjellë në Qendrën Klinike Universitare, pasi që kanë marrë lëndime me armë zjarri.
Sipas Kelanit, policia ka identifikuar dy të dyshuar, mirëpo të njëjtit ndodhen në arrati.
Motivet e rastit ende nuk dihen, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.kohaislame

Artikulli paraprakDurrës, nënë e bijë rrëzohen nga kati i katërt
Artikulli vijuesOperacion i policisë në Pejë, tre të arrestuar