“Kur isha i ri, dëshiroja ta ndryshoj botën…
Zbulova se nuk mund ta ndryshoj botën, andaj u mundova ta ndryshoj shtetin në të cilin jetoj.
Kur zbulova se nuk mund ta ndryshoj shtetin, fillova të fokusohem në qytetin tim. Nuk munda as qytetin tim ndryshoj dhe atëherë u mundova ta ndryshoj familjen.
Tash si njeri i moshuar, e kam kuptuar se gjëja e vetme që mund të ndryshoj është vetja ime. Nëse ndryshoj veten do të ndikoj tek familja. Familja ime dhe unë mund të ndikojmë në qytetin tonë. Ndikimi i qytetit mund ta ndryshoj shtetin, ndërsa unë atëherë mund ta ndryshoj botën.”
Autor: Një murg i panjohur
Përshtati: Islampress