Babush, më kap për dore!

Një vajzë me babain e saj të vjetër kalonte urrën. Babai i kujdesshëm duke u frikuar për vajzën e tij se mos bie, andaj i tha: “Shpirt, më kap fortë për dore, të mos biesh në lum.”

Ndërsa vajza në këtë tha: “Jo, babush, më kap ti për dore.”

Babai i habitur pyet: “Vallë, mos ka dallim në këtë?”

Vajza iu përgjigj: “Nëse unë të kap për dore, ndoshta nuk do të mund tët mbaj, dhe mund që dora të më rrëshqas dhe mund të bie. Ndërsa, nëse ti më kap për dore, ti asnjëherë nuk do të më lëshosh të rrëshqas.”

Kur, atë që e do i beson më shumë se vetes, dhe kur je i sigurt që e vendosësh jetën në duart e atij, atëherë kape për dore atë që e donë dhe mos prit që ai tët kap.

Përshtati: Islampress

Artikulli paraprakTregim domethënës për njeriun i cili dëshiroi ta ndryshoj botën
Artikulli vijuesVIDEO – Dashnia për Allah