Nëse asnjëherë nuk e keni lexuar librin e Norman Cousins “Anatomy of an Illness” (Anatomia e sëmundjes) ku ai përshkruan përvojën e tij vet-shëruese, ua propozoj ta lexoni…
Pasi që iu diagnostifikua një sëmundje e pashërueshme, në dhomën e spitalit i solli videot e komedive të vjetra klasike duke qeshur pandërprerë me to. Ai zbuloi se me të qeshura mund t’i zbus dhimbjet e mëdha që i ndjente. Kjo metodë, me disa forma të reja të terapisë e shëroi plotësisht. Pas daljes nga spitali, u largoi nga profesioni i gazetarisë ku ishte shumë i suksesshëm dhe filloi ligjëratat në fakultetin e mjekësisë, ku ligjëronte për fuqinë e mendjes dhe emocioneve në shërimin e sëmundjeve.
Në seminaret e tij, gati se çdo herë bëj ndonjë eksperiment në temën e shërimit me të qeshur. Pasi që flas në lidhje me stresin, publikut u tregoj ndonjë histori të gjatë për të cilat këtu nuk kam mundësi të tregoj, thotë ai.
Janë shumë qesharake dhe publiku gjithmonë qesh me zë. Atëherë i pyes: A jeni tani më të qetë se më parë? Gjithmonë ngrihen të gjithë gishtërinjtë.
Pse? Sepse qeshja me të madhe zbut stresin. Qeshja, pas dashurisë, është emocioni më i madh të cilën mund ta shprehim.
Tregohet se e qeshura është sikur një vrapim i brendshëm – stimulon sistemin e frymëmarrjes, sjell oksigjen të freskët në trup, relaskon muskujt e tendosur dhe truri liron substanca kimike që krijojnë ndjenjën e rehatisë.
Nuk mund të qeshësh dhe te jesh i zemëruar, s’mund të qeshesh dhe të jesh i tensionuar. Qeshja ka pak kalori, nuk ka kofein, kripë apo aditiv. Është qind përqind natyral. Qeshja është dhurata e vërtetë e Zotit. Qeshjen e ndajnë edhe ofruesi edhe marrësi. Ajo është plotësisht gratis dhe për të nuk paguani taksë. Nëse do të gjenim mënyrë që të qeshim qysh në mëngjes do të përcaktonim edhe disponimin gjatë tërë ditës.
Burimi: Libri i Zig Ziglar „More than Good“
Përktheu: Islampress