Treni i fëmijëve për Bajram solli gëzim për fëmijët e Gostivarit

Sektori i Femrës Muslimane në Muftininë e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivari, me rastin e festës së Kurban Bajramit në sheshin e qytetit organizuan manifestimin për shpërndarjen e dhuratave dhe ëmbëlsirave.

Dallim nga vitet e tjera, ishte sjella e trenit për fëmijë dhe shëtitja e fëmijëve rrugëve të qytetit. Iniciativa u mbështet fuqishëm nga drejtuesit e Komunës së Gostivarit.

Shefi i kabinetit të kryetarit, Bashkim Hasani i cili edhe ishte i pranishëm në këtë eveniment, theksoi se kërkesa nga Sektori i Femrës Muslimane ishte mbështetja financiare e realizimit të iniciativës.

Në takimin e realizuar me kryetarin e Komunës z.Nevzat Bejta, tha Hasani, përfaqësueset e Sektori të Femrës Muslimane morën premtimin e kryetarit se iniciativa do të mbështetet, dhe ja sot, kjo iniciativë solli gëzim për fëmijët e Gostivarit.
Hasani theksoi se çdo iniciativë e tillë, ka pasur dhe do të ketë mbështetjen e Komunës së Gostivarit.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe muftiu i Gostivarit, hfz. Shaqir ef. Fetahu, i cili falënderoi drejtuesit e Komunës së Gostivarit për mbështetjen e dhënë për realizimin e këtij manifestimi, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që po i jepet çdo nisme që vjen nga ky institucion fetar.

Artikulli paraprakRefugjatët preokupim i Ivanovit dhe Erdoganit
Artikulli vijuesRreth 4.400 emigrantë nga Gjevgjelia kanë arritur në Tabanovce