Refugjatët preokupim i Ivanovit dhe Erdoganit

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në Stamboll u takua me homologun turk, Rexhep Taip Erdogan. Në takim dy presidentët kanë shprehur kënaqësi nga niveli i lartë i marrëdhënieve bilaterale gjithëpërfshirëse midis Maqedonisë dhe Turqisë, nga shkalla e lartë e dialogut dhe besimit politik dhe mungesës së çështjeve të hapura.

Siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, bashkërisht janë konstatuar marrëdhëniet miqësore tradicionale midis dy vendeve dhe është shprehur gatishmëri për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik.

“Rritja e shpejtë dhe dinamike e ekonomisë turke hap mundësi investuese serioze në Republikën e Maqedonisë, që është në interes të dy vendeve, është theksuar në takim.

Në bisedat, presidentët kanë këmbyer mendime dhe informacione për gjendjet aktuale politike, për qëllimet e politikës së jashtme dhe për prioritetet e dy vendeve, si dhe për gjendjet me krizën e emigrantëve.
Presidenti Ivanov ka shprehur pritje se Republika e Turqisë në pritje të samitit të ardhshëm të NATO-s në Varshavë do të vazhdojë me mbështetjen e fuqishme dhe të hapur për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Aleancë.

“Nëse Aleanca nuk arrin të ndërtojë konsensus për rianalizimin e konstatimeve të Bukureshtit edhe krahas aktgjykimit të Hagës dhe nuk e përmirëson gabimin dhe padrejtësinë e Bukureshtit, atëherë presim të jetë kreative dhe të gjejë mënyrë se si ta lëvizë këtë gjendje status-kuo, e cila nuk është as në të mirë të Republikës së Maqedonisë dhe as në të mirë të rajonit e Aleancës”, ka theksuar Ivanov.

Dy presidentët kanë këmbyer informacione për ngjarjet më të reja rreth krizës së refugjatëve, si sfidë më e madhe me të cilën ballafaqohet rajoni, Bashkimi Evropian dhe Evropa për momentin.

Presidenti i Maqedonisë e ka njoftuar presidentin Erdogan për masat dhe aktivitetet të cilat i zbaton dhe i ndërmerr Republika e Maqedonisë për ballafaqim me krizën si dhe për nevojat e ndihmës më të madhe teknike dhe financiare.

Presidenti Ivanov ka theksuar se është i domosdoshëm bashkëpunim i përforcuar midis shteteve të rajonit në kontekst të informimit të vazhdueshëm dhe parandalimit prej kanosjeve dhe rreziqeve të migrimit ilegal. Në këtë drejtim, dy presidentët kanë theksuar se të gjitha shtetet janë të involvuara nga kriza e refugjatëve dhe duhet ta ndajnë përgjegjësinë dhe t’i respektojnë politikat e përbashkëta për ballafaqim me krizën, njëherësh duke e dëmtuar sigurinë e tyre nacionale.

Shkak për vizitën e presidentit Ivanov në Stamboll është prania në ceremoninë mortore të Ibrahim Xhevahir biznesmen turk dhe pronar i kompanisë “Xhevahir Hollding”, mik i madh i Republikës së Maqedonisë dhe investitor në shtetin tonë, theksohet në kumtesën e Kabinetit të Ivanovit.

Artikulli paraprakMaqedoninë e pret fluks i ri refugjatësh
Artikulli vijuesTreni i fëmijëve për Bajram solli gëzim për fëmijët e Gostivarit