Zëdhënësi i BESËS – Tetovë: Do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve (FOTO)

“Pasi që Komuna e Tetovës e tejkaloi afatin që i ishte dhënë për pastrimin e mbeturinave në deponinë e Drenovecit, njoftojmë opinionin se të dielën, me datë 20 mars, me fillim në ora 11.00, Lëvizja BESA përmes një aksioni vullnetar, do të bëjë largimin e këtyre mbeturinave. Prandaj i ftojmë të gjithë qytetarët, si edhe OJQ-të që të na bashkohen në mbrojtjen e mjedisit, që bashkërisht ta realizojmë këtë aksion vullnetar”, kështu njoftuan nga Lëvizja BESA – Tetovë.

Por, pas disa ditë heshtje nga autoritetet komunale dhe ankesave të njëpasnjëshme të banorëve, pasi Lëvizja BESA të shtunën paralajmëroi një aksion për pastrimin e mbeturinave nga kjo lagje, dje edhe pse e diel, që në orët e hershme të mëngjesit, Komuna e Tetovës kishte nxjerrë përfundimisht në terren ekipet e NPK Tetovë dhe para orës së caktuar për aktivitetin e të rinjve të Lëvizjes BESA, mbeturinat ishin pastruar dhe larguar përfundimisht nga kjo rrugë.

Ndërkohë, lidhur me këtë çështje është prononcuar zëdhënësi i Lëvizjes BESA – Tetovë, Amir Elezi, i cili ka thënë: “Tashmë, banorët e lagjes Drenovec do të jetojnë në një mjedis më të pastër. Lëvizja BESA do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike. E rëndësishme është që bashkërisht të angazhohemi për një jetë më të dinjitetshme dhe të kërkojmë përgjegjësi nga institucionet që e kanë këtë obligim… edhe për pak kohë!”

Foto krahasim: 

amir elezi

Si ishte:

Si u bë:

Artikulli paraprakTri kisha të reja në Lisiçe të Shkupit. BDI HARTON
Artikulli vijuesTanja Fajon: Muslimanët nuk janë terroristë