NESËR VOTOHET NË KAÇANIK!

Nesër në Kaçanik do të mbahen zgjidhje të jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune. Sipas Komisionit Qendror  Zgjedhor, në listën e votuesve figurojnë emrat e 31 473 qytetarëve kaçanikas me të drejtë vote, të cilët mund të votojnë në 42 vendvotime të 16 qendrave të votimit.

Zyrtarë të KQZ-së, kanë deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizimin e tyre.

“Jemi plotësisht të përgatitur për zgjedhjet e nesërme në Kaçanik. Të gjitha materialet e nevojshme janë shpërndarë me kohë”, ka thënë Valdete Daka, kryetare e KQZ-së, e cila ka premtuar se rezultatet e para preliminare do të bëhen po aq shpejt si në rastin e komunës së Ferizajt.

Pas fushatës elektorale të partive politike, pikërisht në ditën e heshtjes zgjedhore, ditë në të cilën ndalohen të gjitha aktivitetet me karakter politik , OJQ-ja INPO i ka inkurajuar qytetarët që të sillen në mënyrë të vetëdijshme dhe të mos bien pre e shantazheve të mundshme nga grupe të caktuara militantësh partiak.

“Pjesëmarrja në votime është një ndër format e përmbushjes së obligimit moral të qytetarëve karshi vetvetes, karshi shoqërisë dhe në këtë formë gjithmonë duke kontribuar në zhvillimi e demokracisë dhe shtet ndërtimit prandaj, Qytetar, Qeverisja fillon nga Ti- Voto nesër dhe manifesto një kulturë demokratike në ditën e zgjedhjeve, në ditën kur ti je faktori më i fuqishëm i vendimmarrjes”, thuhet në një komunikatë të kësaj OJQ-je – raporton Kosovapress.

Po përmes një komunikate, Demokracia në Veprim, ka bërë të ditur se do t’i monitorojë zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Kaçanik, me rreth 40 vëzhgues, ku do të mbulohen të gjitha qendrat e votimit, si dhe do të ketë edhe ekipe mobile.

Në këtë në këto zgjedhje garojnë pesë kandidatët: Besim Ilazi (32, PDK), Sahit Bela (33, LDK), Shukri Luta (31, “VV”), Kjani Berisha (34, AKR) dhe Tahir Çaka (35, AAK).kohaislame

Artikulli paraprak“KFOR TENSIONON VERIUN”
Artikulli vijuesTËRHIQET NGA POLITIKA MË 2013