Maqedonia tronditet për shkak se zbulohet se kanë votuar edhe qytetar të vdekur. Këtë e kanë dëshmuar sot në Shkup zyrtarët më të lartë të Komisinit Shtetëror Zgjedhor të cilët kanë bërë kontrolle në komunat e Maqedonisë.
Kontrolli administrativ i Komisionit Shtetëror Zgjedhor ka vërtetuar se në Listën Zgjedhore ka 1.129 persona të vdekur, për të cilët nga KSHZ-ja thuan se do të fshiheh.
“Është vërtetuar se gjithsejtë nga 41.863 kërkesa për kontrollimin e letër njoftimeve, MPB ka kontrolluar 19.689 ose 41 %. Nga gjithsejtë 68.695 kërkesa për kontrollimin e pasaportave, janë kontrolluar 8.519, gjegjësisht 12.4%.”, thanë drejtuesit e KSHZ-së
Në pjesën e dytë të takimit duhet që të prezantohen të dhënat nga kontrolli në terren.