Tronditet sërish Shkodra: Vritet duke punuar tokën që e kishte me qira

Një tjetër vrasje ka tronditur paraditen e sotme Shkodrën.

Një 42-vjeçar, banues në Torovicë, u ekzekutua me armë zjarri tek ura në fshatin Mali Jushit.

Viktima, Gent Mhillaj, ka qenë duke punuar në tokën e tij që e kishte marrë me qira në momentin që është qëlluar me armë.

“Me datë 06.10.2016 rreth orës 11:00 është marrë njoftim se te ura në fshatin Mali Jushit ka të shtëna me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, të cilët kanë konstatuar se ka mbetur i vrarë shtetasi Gent Mhillaj, 42 vjeç, banues në Torovicë”, bën me dije policia.

Blutë kanë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës në bashkëpunim me shërbimet policore në Lezhë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ORA

Artikulli paraprakPak dritë para perëndimit të një përpjekjeje
Artikulli vijuesEpidemia e drogës: Kjo video tronditëse duhet t’ju ndërgjegjësojë