Kryeqendra e Maqedonisë po tronditet nga një incident i jashtzakonshëm, shkruan Zhurnal. Bëhet fjalë për një incident që ka ndodhur dje në orët e pasditës në Shkup ku një pacient që kishte vdekur në një spital në Shkup është transportuar me furgon deri tek adresa e familjarëve të tij, të cilët më pas e kanë planifikuar varrimin e tij.
Mirëpo gjatë transportit nga furgoni i specializuar, për një çast ka rrënë arkivoli në mes të rrugës. Ndryshe gjatë transportit arkivoli në të cilën është gjendur trupi i pajetë ka rënë në mes të rrugës dhe ka bllokuar bulevardin “Arradhat partizane”, 3 km në largësi nga Qendra e Shkupit. Vozitësit menjëherë nga rënija e arkivolit nga vetura janë friksuar aq shumë sa që menjëher kanë ndërprerë lëvizjet e tyre.
Dëshmitarët okularë të cilët kanë ndodhur në vendin e ngjarjes janë shokuar nga pamja trishtuese, madje disa fëmijë kanë filluar të bërtasin dhe të kapin flokët se mos vallë njeriu i vdekur mund të del nga arkivoli. Vozitësi i furgonit ka dalur që ta merr arkivolin dhe ta vendosë në furgon, me qëllim për ta transportuar në adresën e familjarëve të të vdekurit.
Zhurnal ka siguruar një fotografi ekskluzive e cila dëshmon rënien e arkivolit ku brenda ka pasur pacient të vdekur. Zhurnal deri më tani nuk arritur të identifikon familjarët e pacientit të vdekur dhe firmën e cila e ka transportuar arkivolin.