Donald Trumpi ka kthyer kritikat e Mbreterisë së Bashkaur kundër Islamit duke thënë se Britania ka një problem të madh me Myslimanët.
Ai kishte thënë pas të shtënava në San Bernardino se duhet të ndalohen myslimanët të futen në Shtetet e Bashkuara dhe poashtu e falënderojë komentatorën britaneze Katie Hopkins pasi që ajo e përkrahu pozicionin e tij në Fox News.
“Politikanët MB duhet të shikojnë Katie Hopkinsin…shumë njerëz pajtohen me mua”- tha Trump.
Në një sondazh të ngritur nga qeveria e MB se a duhet ti ndalohet hyrja Trumpit në Britani, kishin votuar 446,482 që atij ti ndalohet hyrja. Këto votime u kryen brenda një dite, duke thyer rekord.
Këto deklarata skandaloze, kanë shkaktuar në mesin e njerëzve anë e kënd botës trishtim, se në çfarë niveli po shkon politika globale. Ndërsa deklaratën e Trumpit se duhet dëgjuar Katie Hopkinsin, është budallallëku më i madh./KohaIslame