Trupat izraelite vrasin dy ushtarë libanezë në kufi

Ushtria izraelite deklaroi se trupat e tyre kanë vrarë dy ushtarë libanezë në kufi disa orë pasi një snajper libanez vrau një ushtarë izraelit.

Zëdhënësja e ushtrisë, Togerja, Libby Weiss deklaroi se ngjarja ndodhi disa minuta pas mesnatës. Ajo bëri të ditur se ushtarët izraelit kanë vërejtur “lëvizje të dyshimta” përgjatë kufirit pas të cilës vranë dy trupa libaneze.

“Vrasja ndodhi disa orë pasi një snajper libanez vrau një ushtarë izraelit në mbrëmje të së dielës”, deklaroi Weiss ndërsa shtoi se nuk kanë informata për ushtarët libanezë.

Thirrjet e bëra ushtrisë libaneze kanë mbetur pa përgjigje. Forcat paqeruajtëse të OKB-së të dislokuara përgjatë kufirit Izrael-Liban deklaruan se nuk kanë informata në lidhje me ngjarjen e ndodhur të dielën në mbrëmje.

Këto të shtëna shtojnë mundësin për përshkallëzimin e përleshjeve në këtë zonë të paqëndrueshme, e cila kryesisht ishte e qetë pas luftës në verë të vitit 2006 që zgjati një muaj./trt/kohaislame

Artikulli paraprakRaport zyrtar francez, i cili propozon lejimin e hixhabit
Artikulli vijuesFranza kërkon që BE të financoj ndërhyrjet ushtarake