Franza kërkon që BE të financoj ndërhyrjet ushtarake

Franca dëshiron që partnerët e saj evropian të krijojnë në fond për ndërhyrje ushtarake matanë detit si ajo e ndërmarr nga Franca në Republikën e Afrikës Qendrore.

Qeveritë evropiane, të cilat kanë filluar të këndellen nga problemet ekonomike që vazhduan me vite, nuk janë shumë të emocionuar ndaj kësaj ideje të Francës.

Franca, e cila më herët kishte ndërmarr disa operacione ushtarake në Afrikë, këtë ide do ta paraqes në mbledhjen e Bashkimit Evropian që do të mbahet këtë javë.

Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Catherine Ashton deklaroi në Bruksel se kjo çështje varet se si 28 anëtarët e unionit duan ti përdorin resurset e tyre. Ndërkaq Ministri i Jashtëm i Holandës, Frans Timmermans tha se “Kjo është vetën një ide e parashtruar”.

Franca është përpjekur ti bind vendet tjera të BE-së për ta ndihmuar me operacionet ushtarake në Republikën e Afrikës Qendror, e cila dikur ishte koloni franceze./trt/kohaislame

Artikulli paraprakTrupat izraelite vrasin dy ushtarë libanezë në kufi
Artikulli vijuesTurqia dhe BE-ja nënshkruajnë dy marrëveshje të rëndësishme