Trushplarja e fëmijëve në Korenë e Veriut

Vetëm shtatë vjeç, por kjo mjafton për t’u futur në sistemin e “shplarjes së trurit”, i udhëhequr sistematikisht nga Korea e Veriut, si pjesë e propagandës të kultit të njeriut, që drejton vendin komunist më të izoluarin në botë.

Të ngjashëm me “të rinjtë e Hitlerit”, pionerët koreanoveriorë mësohen që në vegjëli se lideri i vendit është shpëtimtari i tyre, se ata jetojnë në kombin më të mirëqënë të botës dhe se jashtë Koresë së Veriut ka vetëm varfëri, mizori dhe shkatërrim.

E ndërsa retorika agresive dhe kërcënimi me sulm bërthamor që Korea e Veriut i ka bërë fqinjëve jugorë dhe SHBA-në kanë krijuar një klimë të paprecedent tensioni në Gadishullin Korean dhe më gjerë, këto imazhe të publikuara nga “Daily Mail”, shërbejnë më mirë për të kuptuar procesin e propagandës dhe arsyen se përse 25 milionë koreanoveriorët, pavarësisht kushteve tepër të këqija të jetesës, kërcënimit nga uria dhe dhunës shtetërore, vazhdojnë të përkrahin diktatorin në krye të vendit, Kim Jong-un./koha/kohaislame

Artikulli paraprak“Axos GMBH” fiton “Valën” dhe Telekomin e Kosovës për 277 milionë euro
Artikulli vijuesUshtria franceze po kryen një operacion në shkallë të gjerë në veri të Malit