Tsipras në Beograd, Vuçiç: Mirënjohje që nuk e njihni Kosovën

Greek Prime Minister Alexis Tsipras attends on January 28, 2015 the government's first cabinet meeting at the Greek Parliament in Athens. Greece's new radical left-led government prepared to meet on January 28 for the first time to hammer out a strategy for renegotiating the country's giant bailout, after storming to power on a promise to reject years of harsh austerity policies. AFP PHOTO / LOUISA GOULIAMAKI (Photo credit should read LOUISA GOULIAMAKI/AFP/Getty Images)

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se i është mirënjohës Greqisë për mbështetjen që i jep vendit të tij në rrugën evropiane dhe për faktin që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç tha se kjo miqësi duhet të forcohet edhe me marrëdhënie më të mira ekonomike, andaj paralajmëroi mbajtjen e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive. Vuçiç i bëri këto komente për gazetarët në Beograd, pasi priti homologun grek, Alexis Tsipras.

Kryeministri serb tha po ashtu se Serbia dhe Greqia do të bashkëpunojnë edhe rreth krizës së migrantëve, raporton Rel. Greqia është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, edhe gati nëntë vjet pas shpalljes së saj.

Artikulli paraprakNATO dhe SHBA kërkojnë dialog me Rusinë, “në bazë të fuqisë”
Artikulli vijuesVMRO këmbëngul për zgjedhje të reja