Turkish Airlines realizon fitime rekord prej një miliard dollarë

Në vazhdën e sukseseve të Turkish Airlines të realizuara vitin e kaluar ishte edhe rritja e kapacitet me 13.6 përqind

 

ANKARA (AA) – Kompania ajrore Turkish Airlines vitin e kaluar ka arritur një fitim rekord prej 2.99 miliardë lira turke (1.01 miliard dollarë), që është 65 përqind më shumë nga një vit më parë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, kompania thotë se vitin e kaluar është regjistruar rritje e shitjes për 19 përqind të shumës totale prej 9.7 miliard dollarë.

Në tremujorin e fundit të vitit 2014, Turkish Airlines ka rritur numrin e destinacioneve të fluturimit nga 264 në 284, dhe vitin e kaluar realizoi gjithsej 49 destinacione në Turqi dhe 235 destinacione të jashtme në gjithsej 113 vende të botës.

Artikulli paraprakIraku shtyn shlyerjen e borxhit ndaj SHBA-ve
Artikulli vijuesNjë i ri zviceran pranon Islamin në xhaminë El-Hidaje