Agjenica Anadolu ka njoftuar se dymbëdhjetë të arrestuarit janë mësimdhënës në Universitetin Kocaeli, që gjendet në afërsi të Stambollit.
Ata janë në mesin e 1 mijë e 200 akademikëve nga Turqia dhe nga jashtë, të cilët e kanë nënshkruar peticionin me titullin “Ne nuk do të marrim pjesë në këtë krim”.
Peticioni i kërkon Ankarasë që ta ndaloj “masakrën e qëllimshme dhe dëbimin e popullit kurd dhe të tjerëve nga rajoni”.
Prokurorët kanë nisur hetime për veprat penale “fyerje e shtetit” dhe “propagandë terroriste”
Në juglindje të Turqisë muajve të fundit ka pasur përleshje në mes të separatistëve nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe ushtrisë turk,e pasi që në korrik të vitit të kaluar është prishur marrëveshja e armëpushimit.
Aktivistët e shoqërisë civile thonë se dhjetëra civilë kanë humbur jetën në zonën që gjendet nën shtetrrethim.